Kostumi i Batmanit, në ankand
Kostumin e heroit Batman, të cilin e kishte veshur Michael Keaton në pjesën e dytë të filmit të kalorësit të natës, si dhe kostumi i Riddlerit të Jim Carreyt, do të gjenden në ankand gjatë fundit të këtij muaji në Hollywood.
Kostumi i Keatonit nga filmi "Batman Returns", që përfshin një kostum gome, çizmet e gomës dhe xhaketën, mund të shitet për 50 mijë dollarë në ankandin katërditor të "Heroes and Villains" në Los Angeles.
Ndërsa kostumi i Carrey nga "Batman Forever" mund të shitet për 30.000 dollarë.
Në ankand do të gjendet edhe koka e Chewbaccas, të cilën e kishte veshur Peter Mayhew në "Star Wars", kostumi i zi i lëkurës i Volverines, si dhe kostumi i magnetit i Ian McKellen nga filmi "X-Men".