E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames Te heqim imunitetet

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se mazhoranca po bën përpjekjet e saj për kompromis në lidhje me Reformën Zgjedhore, ndërkohë që ftoi kryesocialistin Edi Rama që të vendosë për heqjen e imunitetit të zyrtarëve.

"Kundër heqjes së imunitetit janë ata që kanë frikë nga vetja e tyre", u shpreh Berisha në mbledhjen e së hënës së grupit kuvendor demokrat.

Sipas Berishës, heqja e imunitetit është një çështje në interes të qytetarëve, ndaj ftoi Ramën që të mos dëgjojë atë që ai e quajti 'Këshilli i Miliarderëve".

Më herët në fjalën e tij, Berisha u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve u realizua pa ndihmën e borxheve, duke theksuar se qeveria shqiptare është nga më të paktat në botë që rrit pagat dhe pensionet.

"Investimet e bëra në Shqipëri kanë sjellë krijimin e vendeve të punës. Tre vitet e fundit investimet e huaja kanë arritur në rreth 1 miliard dollarë", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›