Kosumi Do kontribuoj per demokracine
Ish-kryeministri kosovar Bajram Kosumi ka deklaruar se Kosova do te mund te jete teresisht demokratike vetem atehere kur te ekzistoje teresisht shteti ligjor.
Duke folur ne nje interviste per REL Kosumi ka sqaruar edhe motivet perse u largua nga AAK per te garuar me vete ne zgjedhjet e jashtezakonshme.
Besoj se konceptet e mija politike dhe puna qe une mund te bej mund te ndihmojne Kosoven ne procesin politik ne te cilin po ecen dhe ne vecanti ne krijimin e nje demokracie te mirefillte ka pohuar Kosumi.
Ai ka saktesuar se subjekti me te cilin do te hyje ne zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit quhet partia Per Demokraci.
Kosova ka arritur suksese te medha ne periudhen e kaluar ndersa tani po hyn ne fazen kur duhet te krijohet cilesia dhe demokracia e vertete ka shtuar Kosumi.