E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine me 10 dhjetor vendimi per Dacin

Gjykata e qarkut te Prishtines do te vendose me 10 dhjetor nese do te denoje apo jo kryetarin e LDD-se Nexhat Daci.

Ne seancen e ardhshme trupi gjykues do te shqyrtoje kerkesen e prokuroreve qe e akuzojne Dacin se ka pervetesuar 36 mije euro nga buxheti i Kuvendit te Kosoves per sherbime private.

Por vete Daci dhe avokati i tij kane hedhur poshte keto akuza duke deklaruar se nuk ka asnje prove qe te coje ne denimin e tij.

Kreu i LDD-se tha se keto akuza i jane veshur atij me qellim nga personat qe kane cuar Kosoven ne situaten aktuale.

Ndonese nuk permendi emra eshte e qarte se Daci i eshte referuar ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit ne ikje Hashim Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›