E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner: Nuk e kemi shpikur pavaresine e Kosoves

Ministri francez i Puneve te Jashtme, Bernard Kouchner ka vleresuar se Serbia ka te drejte qe nga Kombet e Bashkuara te kerkoje qe Gjyqi Nderkombetar i Drejtesise te deklarohet rreth ligjshmerise te shpalljes se pavaresise se Kosoves, mirepo ka shtuar se, edhe nese ndodhe nje gje e tille, atehere, "ky gjyq duhet t'i marre parasysh te gjitha elementet". Sipas, nese ndodh te trajtoje kete ceshtje, per te cilen nuk eshte aspak i sigurt, Gjyqi Nderkombetar i Drejtesise do t'i marre parasysh te gjitha elementet. "Mos harroni se ekzistojne marreveshjet nderkombetare. Kombet e Bashkuara dhe qendrimi i bashkesise nderkombetare. Gjyqi do t'i merr parasysh te gjitha keto. Ne nuk e kemi shpikur pavaresine e Kosoves", ka thene shefi i diplomacise franceze, duke hedhur poshte terheqjen e paraleleve mes Kosoves dhe Osetise Jugore e Abkhazise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›