E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenon komandantin e postes per nje parakalim

Fier- Nje 30-vjecar kercenon me arme komandantin e postes se policise ne Roskovec. Grupi i gatshem e arreston pak minuta pas incidentit, ndersa sekuestrohet edhe arma e kimit qe ai mbante pa leje. Shkak eshte bere nje parakalim qe coi ne debatin mes oficerit dhe drejtuesit te mjetit. Ngjarja ka ndodhur mbreme, rreth ores 19:30, ne aksin rrugor Fier-Berat, ne dalje te qytezes se Roskovecit. Burime zyrtare thane se Gentian Taullai, banor i Ballshit, ka qene duke udhetuar me nje automjet, ndersa sapo ka hyre ne Roskovec, ai dyshohet se ka kryer nje parakalim te gabuar dhe eshte hasur e me pas ndaluar prej komandantit te postes, Cajup Cako. Ne sqarim e siper, Taullai i ka nxjerre pistoleten dhe e ka drejtuar ndaj oficerit. Me pas eshte futur ne makinen me te cilen udhetonte dhe eshte larguar me shpejtesi. Pas njoftimit qe ka dhene ne sallen e komandes, Cako ka kerkuar nje grup te gatshem qe ne ndjekje e siper beri te mundur ndalimin dhe shoqerimi e Taullait. Fillimisht ai eshte mbajtur ne qelite e postes se Roskovecit dhe me pas eshte derguar per ne komisariatin e Fierit, ku pritet te dale edhe per mase sigurie ne gjykate. Burime zyrtare thane se 30-vjecarit i eshte kapur ne cilesine e proves materiale pistoleta tip "TT" qe e mbante pa leje. Ndaj Taullait eshte marre masa e ndalimit per kercenim dhe kundershtim te punonjesit te policise ne krye te detyres. Gjate marrjes ne pyetje Taullai ka mohuar te kete nxjerre armen me qellim kercenimin me jete te drejtuesit te policise vendore, ndersa ka pretenduar se parakalimi eshte kryer konform rregullave te qarkullimit rrugor.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›