Kouchner e quan budalla gazetarin serb(VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, e ka quajtur “budalla” gazetarin e “Zërit të Amerikës”, Budimir Nicic, pasi ai i ka bërë një pyetje provokative lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë, menjëherë pas lufte. Në atë kohë, Kouchner ishte kryeadministrator i Kosovës.
I pyetur në fund të vizitës së tij në Kosovë, të komentojë mbi çështjen e ekzistencës së ashtuquajtur "Shtëpia e Verdhë" në Shqipëri, si dhe pretendimet e familjeve të serbëve të rrëmbyer dhe të vrarë, të cilët e kanë akuzuar atë se mori pjesë në tregtinë me organe njerëzore, Kouchner u përgjigj me ironi se asgjë nuk di për këtë, raporton B92.
“Ti je i sëmurë, pra. Ti je i çmendur, mos fol marrëzira të tillë", ka thënë Kouchner, i cili shtoi se nuk mund të besojë se dikush i bën një pyetje kaq “të mjegullt”.
“Çka është kjo shtëpi e verdhë? Pse e verdhë? Zotëri, ju duhet të shkoni të kontrolloheni te një mjek. Njerëzit po flasin për diçka të tillë janë dështakë dhe vrasës," citon radio KIM, të ketë thënë Kouchner.
Shefi i diplomacisë franceze, i cili ndodhej për një vizitë në Kosovë, e vizitoi komunën e krijuar rishtazi të Graçanicës dhe u takua me kryetarin Bojan Stojanoviq. Ai gjithashtu vizitoi manastirin e Graçanicës.