E Diel, 1 Nëntor 2026

De Gregorio apel politikës për zgjidhjen e krizës

Senatori italian Serxho De Gregorio i cili kryeson delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në përfundimin të vizitës 2 ditore në vendin tonë i ka bërë apel klasës politike të angazhohet për zgjidhjen e krizës. Në një konferencë për shtyp De gregorio theksoi se kriza politike në vend ndikon tek roli i Shqipërisë në NATO dhe në integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij Parlamenti nuk mund të miratojë asnjë ligj për shkak të bojkotit të PS-së, ligje që sipas tij duhen për në NATO dhe Bashkimin Europian.
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i kryesuar nga senatori italian Serxho De Gregorio zhvilloi njw vizitë pune nw vendin tonw ku u takua me krerët më të lartë të shtetit si presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›