E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Administrimi i OKB dhe pas 15 qershorit

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, tha se duhet thënë hapur që UNMIK nuk mund të largohet menjëherë.
Masat
"Tash nuk kemi çka fshehim, EULEX nuk është i përgatitur me kohë që t i marrë këto përgjegjësi, por brenda pak muajve ne besojmë dhe shpresojmë se EULEX do t i marrë përgjegjësitë e saj, administrate ndërkombëtare do t i bart përgjegjësitë e saj te institucionet e Kosovës dhe në këtë mënyrë EULEX dhe ICO do të jenë faktorë mbikqyrës të zhvillimeve politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë", u shpreh kreu i Kuvendit të Kosoves, Jakup Krasniqi. Mospajtimet në segmentin OKB-BE rreth pranisë së ardhshme ndërkombëtare pas 15 qershorit nuk e prekin Kushtetutën, tha Krasniqi. "UNMIK-u nuk do të shkojë nga Kosova por përgjegjësitë e tij do të barten te institucionet. UNMIK nuk ka pasur disponim armiqësor ndaj Kosovës dhe qytetarët e Kosovës s kanë nevojë të kjenë qëndrim armiqësor ndaj askujt. Ata e dinë që vullneti i qytetarëve është i shprehur në Kushtetutë dhe Kushtetuta duhet të zbatohet në Kosovë", shtoi ai.
Ndërkombëtarët
Sfida kryesore e institucioneve të Kosovës pas 15 qershorit mbetet shtrirja e autoritetit në pjesën veriore të vendit. "Çështjet në pjesën veriore të Kosovës nuk do të zgjidhen lehtë, do të duhet kohë, por koha punon në favor të zhvillimeve demokratike dhe në favor të funsionimit të institucioneve të Kosovës", vijoi me tej Krasniqi. Prania e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë, roli i UNMIK-ut por edhe ai i misionit të BE-së pritet të sqarohen me vendimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki- Moon i pritet para 15 qershorit.

Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›