Vazhdojnë hetimet për sulmin ndaj shtëpisë së Thaccit
Autori i Lajmit: red.
Japim mbështetje të plotë për hetimet në zbardhjen e tërësishme të sulmit mbi familjen e Kryeministrit Hashim Thaçi. Kështu thuhet në deklaratën e qeverisë së Kosovës, një ditë pasi është gjetur i dyshuari që kishte mbetur i plagosur nga truprojat e sigurimit të Kryeministrit. Qeveria përshëndet angazhimin e Shërbimit Policor të Kosovës dhe premton vazhdimin e asaj që e quan "betejë kundër të keqes, për të mirën e vendit dhe gjithë qytetarëve". "Qeveria përshëndet angazhimin efektiv të SHPK në rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit Hashim Thaçi. Qeveria vlerëson se ky përkushtim i SHPK-së, garanton që vlerat themelore të shoqërisë dhe shtetit që po ndërtojmë, liria, siguria dhe prona e qytetarëve, janë të paprekshme dhe nuk mund t i cenojë askush", thuhet me tej në deklarat. Ndërkohë, Shërbimi Policor i Kosovës ka vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit të së premtes në mbrëmje. "Shërbimi Policor i Kosovës do të analizojë provat materiale të marrura nga vendi i ngjarjes si gjaku, shenjat e gishtërinjve dhe provat e tjera që mblidhen nga hetuesit në mënyrë që të vërtetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast. Po ashtu, policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e tjera të nevojshme të cilat dërgojnë tek ndriçimi i plotë i sulmit në shtëpinë e kryeministrit Thaçi", u shpreh Sabrije Kamberi, zëdhënëse e SHPK. Arrestimi i të dyshuarit Fazli Sejdiaj, 19 vjeçar, është bërë pasi babai i tij është paraqitur në polici për të lajmëruar se I biri ka pasur gisht në incidentin që nxiti reagime të shumta në brenda dhe jashtë Kosovës. Policia së bashku me të atin e të dyshuarit kanë shkuar në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe e kanë shoqëruar atë në komisariat. I dyshuari është i plagosur në krahun e djathtë dhe aktualisht gjendet në trajtim mjekësor.
Incidenti te shtëpia e Thaccit
Autorin e atentatit e denoncoi i ati
Shërbimi Policor i Kosovës ka arrestuar nje person i cili dyshohet se është autori i sulmit ndaj banesës së Kryeministrit kosovar Hashim Thaci. I riu 19-vjeccar Fazli Sejdiaj është arrestuar në banesën e tij, në Prishtinë, pasi i ati ka raportuar rastin në polici. Hetimet intensive të SHPK-së kanë sjellë deri te arrestimi i të riut, Sejdiaj që ka deklaruar se qëllimi i tij i vetëm ka qenë grabitja e banenës, të cilën ai nuk e dinte se i përkiste kryeministrit të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008