E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Besojme ne zgjedhje te lira dhe te drejta

Ushtruesi i detyres se presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi u takua sot me nje delegacion te Rrjetit Evropian te Organizatave Evropiane per Monitorimin e Zgjedhjeve i cili do te monitoroje procesin zgjedhor te zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

Sipas Telegraf ky rrjet do te kete gjithsej 170 vezhgues ne diten e zgjedhjeve.

Ne besojme dhe shpresojme se keto zgjedhje do te jene edhe te lira edhe te drejta edhe te ndershme. Na vjen mire qe rrjeti i organizatave ENEMO do te jete prezent ne Kosove do te jape vleresimin e vet edhe te periudhes parazgjedhore por edhe te dites se zgjedhjeve. Ne presim dhe deshirojme qe gjithcka te shkoje sipas asaj qe e parasheh ligji dhe Kushtetuta e Republikes se Kosoves tha Krasniqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›