Krasniqi Mundesi per zgjedhje te parakohshme

Ushtruesi i detyres se presidentit ne nje interviste per BBC deklaroi se ceshtja qendron ne faktin se sa kohe do te shfrytezohet per pergatitjen e zgjedhjeve dhe sa te pergatitura jane institucionet pergjegjese per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme.
Sipas tij zgjedhjet e mundshme te parakohshme do te shtyjne per nje kohe edhe bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit per ceshtjet teknike meqe sipas tij Kosova duhet te hyje ne dialog me institucione te qendrueshme.
Nese shkojme drejt zgjedhjeve mendoj se duhet te pritet krijimi i institucioneve te dala nga zgjedhjet e lira dhe nga vota e qytetareve te Kosoves per te marre pergjegjesine dhe per te bere ate dialog ose bisedime. Mendoj se per nje kohe do te shtyhen keto bisedime tha Krasniqi.
Ushtruesi i detyres se presidentit qe mori kete funksion pas doreheqjes se presidentit Sejdiu dy dite me pare i ka cilesuar si te ftohura marredheniet mes partnereve te koalicionit PDK-se dhe LDK-se te cilet sipas tij nuk kane pasur takime te drejtperdrejta.
Tani per tani nuk ka patur kontakte. Mund te kete patur kontakte individuale por kontakte zyrtare mes krereve te dy partive politike nuk ka patur por une pres qe gjate ketyre dy diteve te realizohen ato tha Krasniqi.