Krasniqi: Ndarja e Kosoves, efekt domino

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka kundershtuar opsionin e ndarjes se shtetit te ri.
Ne nje interviste ne studiot e BBC ne Londer, Krasniqi eshte shprehur se zbatimi eventual i ketij opsioni do te sillte nje “efekt domino”. “Ndarja e Kosoves do te sillte nje efekt domino, qe do te rezultonte me kerkesa per ndarje te tjera”, ka pohuar Krasniqi. Ai ka theksuar se plani i qeverise se Kosoves dhe ICO-se per integrimin e veriut nuk eshte i vetmi objektiv. “Qellimi i strategjise eshte qe ne radhe te pare te luftohet krimi i organizuar dhe kontrabanda”, ka shtuar Krasniqi.