Krasniqi: Plani 6 pikesh smund te na imponohet

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka deklaruar se askush nuk mund t’ia imponoje Prishtines planin 6 pikesh te sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon.
Kryeparlamentari ka theksuar se Kosova ka per detyre te respektoje vetem dokumentet dhe ligjet qe jane miratuar ne Kuvendin e saj.
“Asnje dokument qe s’eshte miratuar ne Kuvend dhe qe nuk ka marre driten jeshile nga institucionet e Kosoves nuk mund te implementohet. Prandaj, askush nuk mund te na imponoje nje plan qe parashikon rikonfigurimin e UNMIK-ut”, ka pohuar Krasniqi.