E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami: Plani i OKB, sipas interesave te Serbise

“Gjashte pikat e Ban Ki Moon per misionin EULEX jane pjese e nje politike ne vazhdimesi te Serbise per te pamundesuar vendosjen e nje sistemi nderkombetar dhe per te pamundesuar pavaresine e Kosoves”.

I ketij mendimi eshte analisti kosovar Agron Bajrami, i cili duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel ka dhene dhe argumentet e tij per te kundershtuar planin e sekretarit te pergjithshem te OKB-se.

“Sipas ketyre pikave i bie qe aty ku jetojne shqiptaret do te respektohen ligjet e Kosoves se pavarur, ndersa aty ku ka pakica do te tolerohet ai rregullim ekzistues dhe ilegal”, ka sqaruar Bajrami.

Me tej gazetari i njohur e ka vene theksin tek formimi i shtetit te Kosoves, ku ka kritikuar qeverine se ka rene ne amulli.

“Qeveria dhe institucionet e Kosoves pas 17 shkurtit i kane humbur iniciativat per nje shtet te vertete. Prishtina ka hyre ne fazen e pergjumjes se ndertimit te shtetit. Ne ende nuk kemi themeluar agjencine e inteligjences, qe per shkak te problemeve te brendshme eshte aq e nevojshme. Gjithashtu, duhet t’i jepet prioritet faktit qe nje prej fqinjeve tane eshte armik i shtetit, Serbia”, ka shtuar Bajrami.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›