E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Pres Gjykaten Kushtetuese

Nese une jam sulmuar se kam mbajtur te dy postet e njejta gje eshte edhe per zotin Krasniqi per te cilin une kam shume respekt por ai sot eshte ushtrues i detyres se presidentit te vendit dhe sekretari i pergjithshem i PDK-se.

Kesaj deklarate te ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhene emisionit Exclusive ne Top Channel i eshte kunderpergjigjur ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi i cili ne te njejten kohe mban edhe postin e Sekretarit te Pergjithshem te Partise Demokratike te Kosoves.

Krasniqi tha se ka kerkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese nese nje gje e tille perbene ndonje problem. Dhe sipas tij nese eshte keshtu atehere ai do te terhiqet edhe nga te qenit pjese e PDK-se.

Nje gje e di qe une nuk jam president detyra ime eshte kryetar i kuvendit te Kosoves. Une do te jepja doreheqjen nga funksionet e mia nese do te votohesha si president tha Krasniqi.

Kete deklarate Krasniqi e beri pas nje takimi me nje grup studentesh nga Amerika.

Duke folur per kohen se kur do te mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare Krasniqi informoi se po vazhdojne konsultimet per percaktimin e nje date brenda afateve qe kerkon Kushtetuta por perjashtoi mundesine qe ato te mbahen kete vit.

Ushtruesi i Detyres se Presidentit ne lidhje me bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise tha se Te gjithe jane te pergatitur qe bisedimet te zhvillohen pas konstituimit te institucioneve qe dalin nga zgjedhjet e lira. Sipas Krasniqit i cili eshte edhe Kryetar i Kuvendit njoftoi se Legjislativi se shpejti do te nxjerre nje Rezolute e cila do te sherbeje si baze per orientimin e metejshem te procesit te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›