E Diel, 1 Nëntor 2026

KrasniqiNuk do te kete zgjedhje kete vit ne Kosove

Ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi ka bere te ditur se te gjitha subjektet politike ne vend kane rene dakort qe te mos mbahen zgjedhjet e jashtezakonshme kete vit por brenda nje afati optimal te parashikuar edhe ne Kushtetute.

Sipas KTV-se Krasniqi ka bere te ditur se pas perfundimit te konsultimeve me partite do te mesohet edhe data e sakte e mbajtjes se zgjedhjeve.

Nderkaq duke folur per bisedimet me Serbine ushtruesi i detyres se presidentit ka thene se ato nuk mund te mbahen pa u krijuar institucionet e fuqishme duke nenkuptuar keshtu se fillimisht duhet te mbahen zgjedhjet ne Kosove.

Edhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka folur per institucione te stabilizuara. Ai ka pranuar se pas doreheqjes se Sejdiut eshte krijuar nje situate e re ndersa zhvillimet e metejshme do jene ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›