E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Qëndroj para jush si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë fjalën e tij të fundit para trupit gjykues në Hagë, duke theksuar se paraburgimi i tij dhe tre ish-krerët e UÇK-së ka qenë i padrejtë.

Mes emocioneve të shumta, derisa në fyt mbante kollaren me shqiponjë, Krasniqi në fillim të fjalës së tij uroj qytetarët e Kosovës për festimin e 18 vjetorit të pavarësisë.

“Qëndroj sot para jush jo si një kriminel që e përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor, nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit serb”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Ai shtoi se pjesën më të madhe të jetës time e ka kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri.

“Pas më shumë se pesë vitesh burgim të padrejtë, dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, angazhimin tim politik e jetësor për liri jam angazhuar që herët. Më janë mohuar të drejtat e njeriut, për këto pesë vite, e më rëndësishmja e drejta për të jetuar në liri, e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, tha Krasniqi.

Ish-kryeparlamentari u shpreh se sot ndodhet në vitin e tij të 16-të të burgimit vetëm se luftoi për lirinë e pavarësinë e popullit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=B0jWi82qwTU

LEXO EDHE: “Krenar për çfarë kam bërë”/ Thaçi: Jam plotësisht i pafajshëm!

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›