Krasniqi S146e kam shkelur Kushtetuten
Presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi i ka thene BBC146se se kritikat e opozites per shkelje te Kushtetutes per shkak te mbajtjes se postit partiak jane te pabaza.
147Une u jam pergjigjur kritikave te tyre bashke me nenin 88 te Kushtetutes i cili ne asnje menyre nuk me obligon qe te heq dore qofte nga funksioni publik si kryetar i Kuvendit qofte edhe nga funksioni politik ne Partine Demokratike te Kosoves. Neni i pare thote se presidenti nuk mund ta ushtroje asnje funksion tjeter publik. Ushtruesin e detyres se presidentit e marr nga te qenit Kryetar i Kuvendit te Kosoves. Pra e kam pasur nje funksion publik dhe ai perkohesisht me ngarkon me detyren e ushtruesit te presidentit ose ma mundeson te jem president ne detyre.
Krasniqi ka cituar gjithashtu paragrafin e dyte i cili thote pas zgjedhjes presidenti jep doreheqje ose nuk mund te ushtroje asnje funksion politik.
Kjo do te thote se une nuk jam zgjedhur dhe ne kete rrafsh une jam perpjekur gjate gjithe ketyre diteve qe te jem perfaqesues i qytetareve te Kosoves. Edhe atehere kur kam dale ne ndonje takim politik kerkesa dhe mesazhet e mia kane qene per zgjedhje te lira te ndershme dhe demokratike qe ne kutite e votimit te jete vullneti i qytetareve te Kosoves pra kete e kam bere edhe nga pozita e Sekretarit te Pergjithshem te PDK146se148 ka thene Krasniqi.