Pengesa FMN
Rritja e premtuar e pagave mesimdhenesve policise dhe sherbyesve civile nuk duket te jete pune edhe aq e lehte. Per kete duhet njehere pajtimi i Fondit Monetar Nderkombetar dhe te ndryshohet projekt-buxheti i vitit 2011.
Megjithate nese arrihen keto dy variante atehere rritja e pagave ne sektoret e premtuar nuk eshte e pamundshme as per numrin nje te financave ne vend Ahmet Shala.
Shala ka dale ne krah te shefit te tij Hashim Thaci per premtimet e dhena per rritjen e pagave.
147Buxheti i vitit 2011 ende nuk eshte aprovuar dhe mund te behen ndryshime ne kete buxhet ne menyre qe kjo rritje te ndodhe ne buxhetin e ardhshem148 tha Shala.
Vec kesaj qe kjo rritje e pagave te jete e mundshme Shala ka thene se duhet te rinegociohet fuqishem me Fondin Monetar Nderkombetar. Bisedimet me perfaqesuesit e kesaj organizate mund te zhvillohen tek vitin tjeter.
Rritja e pagave eshte premtuar per policine per 50 per qind dhe mesimdhenesit per 100 per qind. Nderkaq 30 per qind rritje iu eshte premtuar sherbyesve civile dhe rritje prej 20 eurove pensionisteve minatore.
Pavaresisht kesaj Shala ka thene se premtimet e kryeministrit duhet te merren parasysh.
147Une e konsideroj qe cdo premtim i kryeministrit perkatesisht i lidershipit kosovar duhet te merret parasysh dhe neve konsiderojme dhe besojme se keto do te akomodohen ne buxhetin e vitit 2011148 tha ai.
Sipas tij e mira eshte se buxheti ende nuk eshte aprovuar dhe i njejti duhet te rishqyrtohet sepse eshte bere ne nje platforme tjeter duke menduar qe zgjedhjet do te behen ne fund te vitit 2011.
147Tash ka nje politike tjeter dhe ne si Ministri e Ekonomise dhe Financave do te pergatisim keto premtime konform mundesive tona ne buxhetin e vitit 2011148 ka thene ministri Shala. Gjithashtu Shala ka shtuar se qofte nga doganat apo Administrata Tatimore ka mjaft vend per te akomoduar me shume rritje te pagave.
Nga ana tjeter njohes te ceshtjeve ekonomike paten thene se eshte e paqarte se kah do te sigurohen gjithe keto mjete ne kohen kur e ardhmja e buxhetit te Kosoves per ne mot eshte shume e paqarte. Nuk dihet kur do te miratohet dhe cilat do te jene prioritetet qe do te financohen.
Bekim Marmullaku ekspert i ekonomise pati thene se premtimet ne kete kohe jane me shume pjese e fushates zgjedhore. Te rritja e pagave ne arsim thekson se nuk dihet ende se nga cila linje buxhetore mendohet te realizohet rritja e te ardhurave si dhe a ishte kjo rritje e planifikuar me Ministrine e Financave.
147Dhe te dihet se kjo rritje a do te behet nga 20 milione eurot qe u alokohen komunave per sektorin e arsimit148 pati thene ai.
Gjithashtu sipas ekonomisteve mbetet e paqarte se a ishin keto mjete te ketij viti buxhetor apo eshte menduar per buxhetin e vitit te ardhshem. Nese keto mjete jane te ketij viti ata thone pse nuk u rriten pagat me heret. Nderkaq nese eshte menduar per buxhetin e vitit te ardhshem prape eshte 147non sens148 sepse askush nuk e di saktesisht se sa do te jete buxheti i vitit te ardhshem dhe si do te ndahet ai.
Por edhe nese realizohen keto premtime per ekonomistet kosovare kjo do te ishte nje barre e paperballueshme per buxhetin e Kosoves pasi sfide e madhe per vitin e ardhshem do te jete deficiti buxhetor qe parashihet te jete 250 milione euro. Ne kete drejtim problematik mund te jete edhe qendrimi i FMN-se i cili vazhdimisht kerkon nga qeveria shkurtimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit.