E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Situata parazgjedhore e qete

Presidenti i perkohshem i Kosoves Jakup Krasniqi ka shprehur besimin e tij se ne zgjedhjet e 12 dhjetorit qytetaret kosovare do te jene te lire te shprehin vullnetin e tyre.

Megjithate ai nuk e ka perjashtuar mundesine qe individe te caktuar te cenojne rrjedhen e procesit.

Ne kete drejtim Krasniqi u ka bere thirrje serbeve te Kosoves ne vecanti atyre ne veri qe te heqin dore nga politikat grindavece qe ndeshkohen me ligj.

Ndoshta atmosfera parazgjedhore ne Kosove kete here per shkak te kohes se kufizuar qe imponojne zgjedhjet e parakohshme ka filluar te ndihet me heret. Por ajo eshte nje atmosfere mjaft e mire dhe e qendrueshme ka deklaruar Krasniqi.

Me tej Krasniqi i ka cilesuar si te pabaza akuzat e opozites se ka shkelur Kushtetuten duke mbajtur njekohesisht postin partiak dhe ate te presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›