E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci Ndihme maksimale Shqiperise

Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova do ta ndihmoje Shqiperine me te gjitha mjetet qe ka ne dispozicion.

Thaci ka deklaruar se po ndjek me vemendje situaten e krijuar ne Shqiperi nga permbytjet dhe ka bere te ditur se eshte ne kontakt te vazhdueshem me homologun e tij Sali Berisha.

Qeveria e Kosoves do ti ndihmoje me te gjitha mjetet autoritetet shqiptare per kapercimin e situates se krijuar ne Shkoder. Keto jane momente kur te gjithe shqiptaret duhet te jene te bashkuar thuhet ne nje komunikate te zyres se kryeministrit.

Ne dokumentin ne fjale thuhet gjithashtu se trupat e FSK-se kane mberritur ne veri te Shqiperise dhe po japin ndihmen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›