E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Sjelljet e VV-së, terrorizëm politik

(E plotësuar) Sjelljen e grupit parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës e ka kritikuar kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se ky 'është një terrorizëm politik' duke kërkuar që ta lirojnë hapësirën e zënë, transmeton Portali Indeksonline.

Me herët Vetëvendosje kishte protestuar me nje pankartë ku shkruhej emri i dy të vrarëve në Mitrovicë, e të cilën e mbanin deputetët e VV-së Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri.

Vetëvendosje proteston në Kuvend

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet pasi që Glauk Knjufca dhe Visar Ymeri kanë dalë para foltores së Kuvendit me një pankartë në të cilën shkruante emrat e dy qytetarëve të Kosovës të vrarë në Veri.

Me emrin e Heroit Enver Zymberit dhe të porsa vrarit nga një shpërthim bombe në shtëpinë e tij Selver Haradinaj, deputetet e Vetëvendosjes protestuan para foltores së Kuvendit dhe për këtë shkak Kuvendi ka ndërprerë seancën për pak kohë.

Ndryshe, në seancën e sotme po merr pjesë edhe deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, i cili para disa jave u shfajësua nga akuzat e rastit “Kleçka”.

Kthimi i tij në Parlamentin e Kosovës ndodhi gati një vit pas ngritjes së akuzave të tij dhe heqjes se imunitetit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›