Sejdiu takohet me ambasadorin e Çekisë

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti të enjten në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Jiri Dolezel.
“Me ambasadorin Dolezel u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë dhe do t’i jap Kosovës, veçanërisht në rrugën e saj drejt proceseve integruese evropiane.
Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu çmoi lart rolin mbështetës të vazhdueshëm të Republikës së Çekisë ndaj Kosovës që nga koha e Presidentit Havel dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e ish-Presidentit Sejdiu.