E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani. Ky qëndrim është mbajtur sot, gjatë një takimi të vecantë me Monsinjor Jagodzinskin, zyrtar i lartë i shtetit të Vatikanit.
 

Jagodzinski, nga ana e tij, theksoi se është shtuar vëmendja për Kosovën dhe se kjo dëshmohet edhe me emërimin e delegatit apostolik për Kosovën nga Selia e Shenjtë. Ai theksoi gjithashtu, se Vatikani i përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe shprehu kënaqësinë për arritjet e saj.
 

Sipas një deklarate per shtyp, një pritje e veçantë, kryetarit Krasniqi i ishte rezervuar edhe nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i parlamentit italian, Stefano Stefani. Duke e falënderuar zyrtarin e lartë të parlamentit italian për pritjen dhe mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës, kryetari Krasniqi e njoftoi atë me zhvillimet në Kosovë dhe të arriturat e saj.
Nga ana e tij Stefani theksoi se kjo vizitë është një mundësi e mirë për ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›