Tornadot ne SHBA stuhi te forta goditen shtetin e Oklahomas

Tornadot të cilat prej ditësh kanë prekur perëndimin e SHBA së fundmi kanë goditur shtetin e Oklahomas. Një sërë automjetesh në një pjesë të autostradës në perëndim të shtetit Oklahoma janë goditur nga tornado.
Zyrtarët thanë se të paktën pesë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.
Një nga autoritetet mjekësore tha se tre fëmijë në veri-perëndim të Oklahomas u plagosen rëndë ndërkohë që një shpërthim gazi u raportua nga qyteti El Reno.
Guvernatori ka paralajmëruar të gjithë banorët e rrezikuar që të nxitojnë për të hyrë në vendstrehimet e tyre. Të paktën 122 persona kanë humbur jetën që nga dita e dielë që kur tornadot goditen Missurin.
Dy persona të tjerë janë raportuar të vdekur edhe në Kansas. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar punën ndërsa qindra persona janë shpallur të humbur. Presidenti amerikan, Barack Obama tha se sapo të kthehet nga turi i tij në Europe do të vizitojë Misurin.
Ai e quajti uraganin në Joplin "shkatërrues" ndërkohë që premtoi se qeveria do të "bëjë absolutisht çdo gjë që t`u vij në ndihmë të prekurve për t`u rimëkëmbur dhe për të rindërtuar shtëpitë e tyre.