E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi kërkon njohjen nga Sllovakia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Sllovakia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai këtë kërkesë e ka bërë gjatë një pritje që i ka bërë sot një delegacioni parlamentarësh nga Sllovakia, të cilët shoqëroheshin nga analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave të këtij vendi të BE-së.

Krasniqi, para delegacionit nga Sllovaki, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog me shtetin fqinjë Serbinë, për gjetur mundësit e bashkëpunimit me interesa të ndërsjella.

Ai, gjithashtu, i ka informuar ata edhe me të arriturat e Kosovës dhe të drejtat e komuniteteve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›