E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosti i Nanos

Ukë Rugova iu ka bashkuar 25 intelektualëve shqiptarë, që mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Shqipërisë. Djali i Ibrahim Rugovës shkruan se Ish-Kryeministri i plotëson më së miri kriteret për të qenë në krye të shtetit shqiptar. Në një bisedë për Express, Fatos Nano shpjegon lidhjen e tij me Familjen Rugova dhe arsyet pse duhet mbështetur kandidatura e tij.

Jo shumë vite më parë, zyrtarët e LDK’së mblidhnin vota nëpër fshatrat e Kosovës duke u thënë njerëzve se nuk duhet ta votojnë PDK’në për shkak se kreu i saj është i afërt me Kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon.

Në të njëjtën kohë, gazetat pranë LDK’së çdo ditë shkruanin se si Fatos Nano është kundër Kosovës, derisa rikujtonin takimin e tij me diktatorin serb, Slobodan Milosevic, në Kretë të Greqisë.

Në Kosovë edhe sot mund të ketë njerëz që i besojnë asaj propagande dhe mbase u duket e pabesueshme se çfarë ka ndodhur këtë të mërkurë, kur djali i Ibrahim Rugovës, Uka, ka vënë firmën e tij në një letër drejtuar partive parlamentare shqiptare me kërkesën që ta mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës së Shqipërisë.

Por, kjo s’është hera e parë që Uka di të befasojë.

Shumëkush ishte çuditur me të edhe dy vjet më parë kur pranoi të hynte në një qeveri me Hashim Thaçin, kundërshtarin e madh të babit të tij.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›