E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi uron besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve

Kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar të premten peshkopin Tedosije dhe gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.
Ai i ka dërguar një telegram urimi peshkopit Todosije , me këtë përmbajtje:

”I nderuar Shkëlqesi Teodosije,
Kam kënaqësinë t’ju uroj gëzuar për shumë mot Pashkët, Juve dhe besimtarëve që ju u prini.

Në këtë ditë të shenjtë, lus Zotin që ju dhe të gjithë qytetarët ortodoks të Republikës së Kosovës, të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca”, theksohet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Krasniqi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›