Grabitje e armatosur në PTK-në e Pejës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në postën numër 8 në Pejë. I dyshuari pasi që ka shtënë më armë zjarri, ka arritur t’i marrë 1300 euro me vete dhe të ikë në drejtim të panjohur. Nuk është raportuar për të lënduar përderisa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Xhevat Ibra. Ai ka deklaruar se rasti ka ndodhur, rreth orës 20:30, në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë. “Një person (tani për tani i pa njohur) ka hyrë brenda me armë në dorë, ka shtënë një herë në drejtim të dyshemesë dhe ka kërkuar të holla nga punëtorët e PTK-së, ndërsa viktimat kanë hezituar dhe i dyshuari ka shkrepur edhe një herë me armë në drejtim të tyre (viktimave)”, ka thënë Ibraj.
Viktimat duke vrejtur se janë të rrezikuar, kanë dorëzuar një shumë të parave rreth 1 300 euro të dyshuarit i cili i merr, del nga aty dhe largohet këmbë në drejtim të pa njohur.
Me ketë rast, vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur ekipet reaguese të njësiteve patrulluese policore të cilët fillimisht kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të armës pistoletë cal.7.62 mm “TT”,dhe sipas viktimave , personi i dyshuar ishte i veshur me rroba te zeza dhe ishte i maskuar në kokë./Indeksonline/