Nisin hetimet per pasurine e Albino Prudentinos

Prokuroria e Pergjithshme ka nisur hetimet per pasurine qe ka ne Shqiperi Albino Prudentino. Pronat llogarite bankare dhe sendet ne posedim te familjes Prudentino qe figurojne ne territorin shqiptar pritet ti kalojne shtetit italian.
Ligji i cili hyri ne fuqi ne fillim te vitit parashikon te gjitha detajet mbi pasurine e te arrestuarve te huaj ne vendin tone. Permes nje leter-porosie Prokuroria e Leces i ka kerkuar pales shqiptare verifikimin e te gjitha aseteve te familjes Prudentino.
Albino Prudentino i cili figuron si nje nga drejtuesit e organizates mafioze Sakra Korona Unita u arrestua ne Vlore pak dite me pare.