E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krateri i Gerdecit, interesim edhe nga OKB

Kraterin e shperthimit ne Gerdec e vizituan nje jave pas ngjarjes edhe eksperte te larte te Kombeve te Bashkuara, OKB-se, NATO-s dhe te organizmave te tjera nderkombetare. Qellimi nuk ka qene hetimi i tragjedise, por vetem vleresimi i shkalles se demit dhe te ndotjes, duke perfshire edhe asistencen per pastrimin e zones se infektuar nga predhat dhe lendet plasese. Pas keqyrjes se zones nga OKB, u vleresua se shkalla e demit ishte e larte dhe po keshtu ajo e ndotjes nga perberesit e armatimeve. U vleresua gjithashtu se ne predhat e vjetra kishte dy perberes kimike me veti radioaktive, qe perbenin rrezik per banoret e zones, ne rast se ktheheshin ne banesa per te rinisur jeten. Po keshtu, u kerkua qe per nje vit te mos banohej fshati Gerdec, deri ne pastrimin e plote te tij dhe deklarimit si zone e sigurt. Ushtarake nga Danimarka mberriten ne krater per te ndihmuar homologet shqiptare ne dekontaminimin e zones se mbuluar prej predhave. Nderkohe qe per kete mision u nenshkrua edhe nje marreveshje midis Ministrise se Mbrojtjes dhe nje firme amerikano-britanike per pastrimin e Gerdecit pergjate dy viteve te ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›