Gerdeci, te pastrehet sot leket e qirase
Parate me te cilat do t'u paguhet qiraja te pastreheve te Gerdecit, sot kalojne ne poste. Lajmin e ben te ditur kryetari i Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili. Ai i ka njoftuar keta banore, te cilet kane dale nga Konvaleshenca, se duke filluar nga mengjesi i sotem mund te terheqin leket per 6 muaj. "Do t'i terheqin te gjitha se bashku dhe jo muaj per muaj", sqaron Ismaili. Sipas tij, numri i familjeve nga Gerdeci dhe Marqineti, qe do te perfitojne nga keto ndihma te akorduara nga qeveria, shkon ne 300. Sipas kryebashkiakut te Vores, cdo familje i bie qe te terheqe nga 1 milion e 500 mije leke te vjetra. "Per sa i perket 15 familjeve qe i kane pasur shtepite prane kraterit te shperthimit, kohezgjatja e pageses se qirase nga ana e shtetit eshte dyfish me e madhe. Keshtu, ata do te paguhen per nje vit rresht dhe i bie qe te marrin 2 milione e 500 mije leke dhe do te shihet mundesia e shtyrjes se ketij afati", vijon kryebashkiaku i Vores. Gjithashtu, sipas tij, do te demshperblehen edhe te gjithe fermeret, te cilet nxirrnin te ardhura nga tokat e tyre. Nderkohe sipas Ismailit, ne zonat e prekura nga shperthimi eshte duke u ndertuar infrastruktura per rikthimin ne normalitet te jetes. Ne kete kuader, po merren masa qe te gjithe te sistemohen ne ambiente te banueshme, ku te permbushen te pakten kushtet kryesore per ta bere jetesen te mundur. "Ndersa grupi i punes qe do te beje verifikime te tjera ne lidhje me familjet e demtuara, vazhdon punen", eshte shprehur Ismaili. Sipas tij, grupi do te inspektoje edhe njehere banesat e ketyre familjeve, ne menyre qe te beje nje raport per shtepite qe jane fare te pabanueshme, apo ato qe me pak nderhyrje mund te sherbejne serish per te banuar", thote kryetari i Bashkise se Vores. Gjithashtu, mesohet se do te behet verifikimi i listes ku jane shenuar emrat e te pastreheve, per te pare nese mungon ndonje familje e demtuar. Pasi te behet nje gje e tille, lista perfundimtare do te verifikohet, ne menyre qe asnje prej banoreve te mos mbetet ne meshire te fatit. "Me pas, pasi te kemi nje liste tjeter te detajuar te te demtuarve, do te bejme nje propozim per perfshirjen e tyre ne vendimin per te marre qira mujore, apo ndonje ndihme ne vlere financiare, nese nje gje e tille eshte e nevojshme", thote Ismaili. Ai tregon se gatishmeria e Bashkise se Vores nuk mungon per te ndihmuar te prekurit nga tragjedia e Gerdecit. "Po bejme te pamunduren qe secili te mund te pajiset me nje strehe ku mund te mblidhet bashke me familjen, ne menyre qe trauma e tyre te mund te zbutet sadopak", perfundon kryetari i Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili.
Gerdec, rreth 1200 banesa te demtuara
Pervec humbjeve te medha ne njerez, banoret e prekur nga tragjedia e Gerdecit pesuan edhe shume humbje materiale. Me e renda ishte humbja e shtepive. Post-tragjedia i gjeti banoret e Gerdecit dhe zonave perreth duke fjetur ne qiell te hapur. Sipas te dhenave, rreth 420 shtepi, jane te pabanueshme, ndersa te tjerat kane pesuar demtime te shkalleve te ndryshme.
Gerdec, rreth 1200 banesa te demtuara
Pervec humbjeve te medha ne njerez, banoret e prekur nga tragjedia e Gerdecit pesuan edhe shume humbje materiale. Me e renda ishte humbja e shtepive. Post-tragjedia i gjeti banoret e Gerdecit dhe zonave perreth duke fjetur ne qiell te hapur. Sipas te dhenave, rreth 420 shtepi, jane te pabanueshme, ndersa te tjerat kane pesuar demtime te shkalleve te ndryshme.