E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi- Kosove ligjet si Europa

Shqiperia dhe fqinjet e saj Kosova do te zhvillojne perpjekje te perbashketa per koordinimin institucional te sistemit gjyqesor dhe reformave ne kete process.Ne nje takim te zv/kryetarit te keshillit te larte te drejtesise Kreshnik Spahiu dhe homologut te tij kosovar Enver Peci zyrtaret treguan gatishmerine e tyre per perqasjen e dy legjislacioneve si themeli i te ardhmes se dy shteteve aspirante per ne Bashkimin Europian.

Shume kohe kemi degjuar per bashkepunime politike ekonomike institucionale kulturore sportive. Natyrisht qe ne bazen e te gjithe bashkepunimeve nuk mund te kete sukses dhe natyrisht nuk mund te kete bashkepunim produktiv nese nuk kemi nje afrim te modeleve dhe legjislacioneve u shpreh Kreshnik Spahiu nenkryetar i KLD.

Integrimi i ardhshem dhe i Kosoves dhe i Shqiperise ne BE eshte prioritar dhe mendoj se dhe ne rrjetet e Keshillave Gjyqesore Europiane me ndihmen e shtetit shqiptar do te arrijme edhe ne te afrohemi tha Enver Peci kryetar i KGJ Kosove. Homologet shprehen nevojen e transparences ne sistemin gjyqesor si dhe vleresimin objektiv te karrieres se gjyqtareve.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›