E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredia e Bankës Botërore do të mbështesë reformat në Bullgari

Një kredi e re e Bankës Botërore miratuar të enjten do të mbështesë reformat e sektorit social në Bullgari që do të thotë lehtësim i krijimit të punëve dhe modernizim i sistemit arsimor

Banka Botërore miratoi të enjten (14 maj) një kredi afërsisht 150 milionë euro për Bullgarinë për të mbështetur reformat shëndetësore dhe të arsimit dhe masat për të përkrahur punësimin në kohrat e lartësimit të rreziqeve ekonomikë. "Bullgaria synon të shpejtojë konvergjencën e vet në standardet jetësore me fqinjët e vet europianë gjatë periudhës së mesme, pavarësisht rënies aktuale ekonomike dhe rritja e rendimentit është në thelb të kësaj axhende," tha Drejtoresha e Bankës për Europën Qendrore dhe Vendet e Balltikut, Orsalia Kalantzopulos. Kredia e re është e treta dhe e fundit në serinë e kredive për reformën institucionale në sektorin social e parashikuar në strategjinë e përgjithëshme të Bankës për Bullgarinë për periudhën 2007-2009. Masat e mbështetura nga programi i sektorit social pritet të ndihmojnë vënien e themelit "për rendiment të rritur ... një klimë më të mirë investimi dhe sisteme më të efektshëm të ndihmës shëndetësore, të arsimit dhe sociale", tha Kalantzopulos. Vlerësimet e fundit ndërkombëtare sugjerojnë se rezultatet arsimorë në Bullgari janë të ulët krahasuar me vende të tjera të BE. Për më tepër, ndërsa vendi pa popullsinë e vetë të moshës shkollore të tkurret me 25% midis 1992 dhe 2005, raporti i nxënësve që lënë shkollën sekondare është pothuajse tre herë nga ai i anëtarëve të tjerë të rinj të Bashkimit.
Prandaj kredia e re do të mbështesë masat për të rritur cilësinë e arsimit në Bullgari, pjesërisht duke përmirësuar administrimin e shkollës dhe vlerësimin nga jashtë të arritjeve të studentëve. Programi kërkon gjithashtu të ndihmojë Bullgarinë që të zbatojë reformat e sektorit shëndetësor të menduara për ta bërë sistemin financialisht të qëndrueshëm, për të ngritur bazën për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe për të racionalizuar politikat e blerjes dhe të rimbursimit për farmacitë.
Më tej, kredia e re do të ndihmojë krijimin e mundësive të reja dhe nxitjeve për individët për t'ju bashkuar tregut të punës dhe për të lëvizur ndaj punëve më produktive, th Banka Botërore në një deklaratë.
Ndërsa papunësia në Bullgari ra në nivele rekord në 2008, norma e punësimit mbetet e ulët krahasuar me shumicën e vendeve të BE dhe shumë nën normën objektiv të bllokut prej 70% deri më 2010. Rënia e pritur ekonomike si një rezultat i krizës globale financiare mund të dëmtojë përpjekjet e bullgarëve për të gjetur punë, vuri në dukje Banka. Kredia e miratuar të enjten ka një maturim prej 17 vjetësh, duke përfshirë pesë vjet periudhë mospagimi, tha deklarata e Bankës. Ajo citonte gjithashtu administratorin e institucionit në vend, Florian Fiçtëll të thoshte se "reformat e sektorit social mbështetur nga kjo kredi ... janë bashkëshoqëruar nga masa për të zbutur ndikimin e menjëhershëm social të krizës ekonomike". Shifrat e reja zyrtare sugjerojnë se ekonomia e vendit u tkurr me 3.5% në tremujorin e parë të këtij viti nga e njëjta periudhë e 2008.
“Southeast European Times”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›