Zyrtare/Anonimë, ylberista dhe xhaketa të kthyera mbrapsht, besnikët e rinj të Edvinit
Konfirmohet privatizimi i Partisë Socialiste nga ana e Edvinit, i cili oborrin e bashkisë ylberiste ka vendosur ta kthejë në oborrin e përparmë të partisë. Shumica e figurave përfaqësuese të PS-së nuk figurojnë në listën e kandidatëve, e cila është e mbushur me 99-shat e Erion Velisë, të cilët s’bëhen dot deputetë me G99. bashkë me ta, listën e besnikëve, e plotësojnë xhaketat e vjetra, të kthyera mbrapsht të Ruçit, Dades, Dokles, Meksit, Islamit, Leskajt e Hysës
TIRANE – Edi Rama përjashton nga listat për kandidatë për deputetë të PS-së, 25 përqind të deputetëve aktualë të kësaj partie. Jashtë kësaj liste ai ka lënë edhe Fatos Nanon, themeluesin e kësaj partie, sikurse edhe veten e tij, poër për arsye të tjera, që lidhen me humbjen e tij në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, humbje që nuk do që ti shkaktojë edhe humbjen e bashkisë së Tiranës.
Burimet e selisë rozë bëjnë të ditur se, pjesa më e madhe e listës së hartuar është gati. Në listën e hartuar nga Edi Rama, bie në sy kandidimi i anëtarëve të G 99-s, nën siglën e PS-së.
Po ajo që nuk mund të lihet pa evidentuar, është mbushja e listës së kandidatëve të PS-së nga Edi Rama, me emra anonimë apo bashkëpunëtorë të tij në bashkinë e Tiranës, gjithsesi pa përvojë, por edhe pa kontribut në PS.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet që me këtë listë të lajë përfundimisht duart me liderin historik të socialistëve Fatos Nano duke e lënë jashtë listës kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 28 qershorit. Bashkë me të, të njëjtin fat e pret edhe ish-kryeministrin Bashkim Fino i cili që ka koha kur dha dorëheqjen si Sekretar Organizativ i PS-së ka pasur marrëdhënie më pak se formale me kryesocialistin Rama.
Kryesia e PS-së i jep sot formalisht dorën e fundit listës me 140 emrat përfaqësues të selisë rozë në këtë betejë elektorale, ndonëse gjithçka është vendosur paraprakisht nga ana e vetë Ramës për shkak se vendimi i fundit në Asamblenë Kombëtare i dha këtij të fundit të drejtën ekskluzive të hartimit të listës. Kështu pas një diskutimi formal në Kryesinë e PS-së lista do të jetë gati për të shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Burimet të rezervuara nga PS-ja kanë konfirmuar se deri tani ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano nuk është në listat e kandidatëve për deputetë. Madje, as nuk ka pasur ndonjë negociatë me liderin historik të socialistëve për këtë çështje. Vetë Nano në daljen e fundit publike, duke mos kursyer sulmet ndaj kreut aktual socialist, pati bërë të qartë se nuk do të lejonte askënd që të mblidhte vota në emër të tij në këto zgjedhje. E megjithatë, ndërsa nuk është preokupuar shumë për qenien e tij deputet ose jo në legjislaturën e ardhshme, Nano ditët e fundit ka kryer disa lëvizje personale. Ndërhyrja e tij pritet që të shkaktojë jo pak konfuzion në radhët e votuesve të majtë në këtë qark dhe jo vetëm.
Ajo që është ë sigurt në listat zgjedhore socialiste është përfshirja në të e shumë emrave, një pjesë e të cilëve janë bërë të njohur për opinionin publik vetëm javët e fundit. Po aq e sigurt është edhe mospërfshirja e vetë emrit të Edi Ramës në listat zgjedhore.
Lista e Edi Ramës, duket se është hartuar më shumë për të krijuar një grup të garantuar deputetësh “të sigurt”, që të mos i krijojnë probleme. Kjo duket edhe nga vendosja e tyre në renditjen për çdo qark, ku bie sigurt listimi i tyre në zonën e garantuar, ndryshe nga emrat e vjetër, kontribuues prej vitesh në PS.
Lista e shartuar e anonimëve 99-sha, biznesmenëve, ylberistëve dhe xhaketave të vjetra, të kthyera mbrapsht
Qarku Berat
Erion Braçe
Marko Bello
Fidel Ylli
Qarku Dibër
Qemal Minxhozi
Sadri Abazi
Elisa Spiropali
Qarku Durrës
Blendi Klosi
Mimi Kodheli
Artan Lame
Milva Ekonomi
Gazmir Bizhga
Rudina Seseri
Qarku Elbasan
Valentina Leskaj
Damian Gjiknuri
Taulant Balla
Shega Ligori
Gent Ibraimi
Ndriçim Hysa
Qarku Vlorë
Arben Malaj
Arben Isarai
Luiza Xhuvani
Besnik Dervishi
Eltar Deda
Qarku Fier
Gramoz Ruçi
Ylli Bufi
Ermelinda Meksi
Pirro Lutaj
Dritan Agolli
Raimonda Stefa
Qarku Korçe
Ben Blushi
Alfred Dalipi
Pandeli Majko
Olta Xhaçka
Arben Ahmetaj
Qarku Tiranë
Fatmir Xhafaj
Kastriot Islami
Ledi Shamku
Namik Dokle
Andis Harasani
Eduart Shalsi
Ditmir Bushati
Ilir Beqja
Saimir Tahiri
Ilir Gjoni
Qarku Lezhe
Lindita Nikolli
Qarku Kukës
Asllan Dogjani
Qarku Gjirokastër
Arta Dade
Vangjel Tavo
Auron Tare
Bashkim Fino
Qarku Shkodër
Mimoza Hafizi
Ervin Bushati
Tom Doshi
Deputetet e përjashtuar nga rikandidimi në emër të PS-së
Musa Ulqini
Elmaz Sherifi
Fatos Nano
Flamur Hoxha
Luan Memushi
Albert Çaçi
Rrapush Tola
Shpëtim Idrizi
Stefan Çipa