Kredia për sektorin privat u rrit 6.7 % gjatë vitit 2020

Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare vjetore prej 6.7 % gjatë vitit 2020, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, rritja e kreditimit u mbështet kryesisht nga zgjerimi i huadhënies për bizneset dhe sipërmarrjet.
Ndërsa imapkt të rëndësishëm ka dhënë edhe rritja e kredisë në monedhën vendase lekë.
Paralelisht me rritjen e portofolit të kredisë, ecuri pozitive ka pasur dhe struktura e këtij portofoli.
“Rritja në 50.2 % e peshës së kredisë në lekë ndaj totalit, jep sinjale inkurajuese për rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit. Sektori bankar ka dhënë një kontribut pozitiv në përballimin e krizës”, thekson Banka e Shqipërisë, në raportin e publikur së fundi mbi politikën monetare gjatë vitit 2020.