Tepelenë/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërton aksin Salari-Sinanaj

Autoriteti Rrugor Shqiptar në Gjirokastër, ka nisur rikonstruksionin e aksit rrugor Salari-Sinanaj. Ky segment me gjatësi rreth 15 km lidh qytetin e Tepelenës me dy njësi administrative.Ky rehabilitim , është parashikuar në një afat kohor prej gjashtë muaj . Ndërtimi I këtij aksi rrugor do të ketë në vetvete të gjitha parametrat e një rruge bashkëkohore si , trotuare , kalim për kafshët që bëjnë udhëtimet malore si dhe ndërtimin e veprave të artit.
”Aksi në një gjatësi prej 15 km dhe gjerësi 4.5 metra, synon jo vetëm zhvillimin turistik, por do t’ju vijë në ndihmë banorëve, që jetesën e kanë të lidhur ngushtë me bujqësinë e blektorinë. Infrastruktura, për këtë zonë ishtë mjaft emergjente.Investimi është nga Autoriteti Rrugor, ndërsa parametrat janë përshtatur për një aks kombëtar, pasi është një segment lidhës me bregdetin e Vlorës.Përfundim I ndërtimit të rrugës pritet të jetë në efiçencë gjatë pranverës së vitit të ardhshëm”, shprehet Aristotel Noni, Inxhinier pran렠Autoritetit Rrugor Gjirokastër
Më parë ky aks i rëndësishëm i Labërisë ishte totalisht në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një pengesë serioze për lëvizjen e banorëve të zonës dhe transportit të produkteve.Përtej impaktit të pritshëm afatgjatë në aspektin ekonomik, kjo rrugë siguron dhe një zgjidhje përfundimtare në drejtim të turizmit.