Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikmi për fazën e dytë

Zgjatja e afatit të aplikimit për kredi të lehtësuara, ka sjellë efektet e saj pozitive, duke rritur numrin e familjes që përfitojnë. Kështu bëri të ditur në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës,Anuela Ristan, e cila theksoi se nga 4409 aplikime, në fazën e parë janë shpallur fitues 2871 familje.
Hapja e thirrjes së dytë do të shoqërohet me një njoftim të dytë publik, i cili do të përcaktojë gjithashtu edhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit, i cili do të ketë si afat final datën deri 31 korrik 2026.