E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë e këqia, biznesi mbështet qeverinë për ligjin e ri Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl',

Bizneset me borxhe ndaj kompanive të tjera do ta kenë të vështirë kredimarrjen nga bankat si dhe rimbursimin e TVSh-së nga shteti. Përfaqësues të biznesit vendas e përkrahin nismën e kryeministrit për të eleminuar gangrenën e borxheve, e cila vë në rrezik edhe kompanitë e shëndosha financiarisht. Kreu i unionit të dhomave të tregtisë dhe industrisë, Ilir Zhilla thotë se bizneset prodhuese do të jenë përfitueset kryesore.
Zhilla, problemi i borxheve është prej kohësh sidmos komanitë e ndërtimit. Do të përfitojnë kompanitë e tjera, të cilave ju merret borxhe si ato të betoniereve etj.
Edhe Konfindustria verën me shqetësim problemin e borxheve mes bizneseve ndërkohë që kërkon që përveç kesaj skeme të vihet në funksionim, ligji i falimentit për kompanitë që 2 vite rresht rezultojnë me bilanc negativ.
Buxhuku “Është një piramidë borxhesh e rrezikshme për ekonominë.Kërkojmë që tatimet të bëjnë publike listën e kompanive që kanë borxhe.”
Funksionimin e ligjit të falimentimit e përkrah edhe unioni i dhomave të tregtisë. Zhilla shton se është absurde që megjithë problemet e biznesit shqiptar në këto 19 vjet të ekonomisë së tregut, asnjë kompani vendase nuk është shpallur e falimentuar, çka tregon se ato kanë mbijetuar në kurriz të bizneseve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›