E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë me probleme u rritën në 4,37% në shtator

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Niveli i kredive me probleme ka shënuar rritje në muajin shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme u rrit në 4,37% në shtator, nga 4,19% në gusht.

Megjithatë, kjo përqindje mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me vitet e paskrizës financiare të 2008-ës, kur ky tregues filloi të rritej gradualisht, duke arritur kulmin në rreth 25% në shtator 2014.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ulja e kredive me probleme gjatë viteve të fundit ka ardhur si rezultat i reformave të ndërmarra në politikën monetore, bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe zbatimit të Planit të Masave për reduktimin e kredive me probleme.

Huadhënia me probleme është treguesi që mat përqindjen e kredive që nuk shlyhen në kohë ose që kanë vështirësi në pagesa.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar se po ndjek me kujdes situatën në sistemin bankar dhe ka kërkuar nga bankat që të forcojnë menaxhimin e rrezikut dhe të ofrojnë zgjidhje fleksibël për klientët me vështirësi pagese.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›