Kreditimi bankar/ Tirana zuri 62.2 %, të portofolit të huasë në 3 mujorin tretë të këtij viti

Totali i kredisë në sistemin bankar shënoi vlerën 195 miliardë lekë në tremujorin e tretë të këtij vitit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, shuma e huadhënies në këtë periudhë (tremujori i III) arrin në 400 milionë lekë më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2020.
Sipas BSH-së referuar shpërndarjes së kredisë sipas qarqeve, rezulton se, Tirana mban peshën më të madhe në vendin tonë.
Shifra e kredimarrjes në qarkun e Tiranës, arrin vlerën e 1.21 miliardë lekë në tremujorin e fundit të vitit 2020. E përkthyer në përqindje, Tirana zë 62.2 %, të portofolit të huasë në vendin tonë.