E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mikrofinanca/ Totali i aktiveve u rrit me 22% në fund të shtatorit

68% e kërkesave në regjistrin e kredisë, që administrohet nga Banka e Shqipërisë, vijnë nga institucionet e mikrofinancës.

Ndonëse në volume ato zënë një pjesë të vogël të kredisë për ekonominë (jo më shumë se 5%), ato i shërbejnë një numri të madh klientësh, që shënon shifrën e mbi 200 mijë qytetarëve.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, moratoriumi i kredive, i vendosur në muajin mars, çoi në shtyrjen e kredive që përbënin rreth një të tretën e volumit total. Numri i kredive të shtyra arriti në më shumë se 39 mijë, ndërsa vlera e tyre, në afërsisht 76 milionë euro.

Ndërsa totali i aktiveve të këtyre institucioneve në fund të muajit shtator u rrit me 22% krahasuar me një vit më parë. Rreth 70% e kapitalit aksioner të këtyre subjekteve është kapital vendas. ( ATSH)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›