E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditimi i bizneseve për të rinjtë, Basha: Rast i paprecedentë

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka ripërsëritur sot angazhimin e bashkisë së Tiranës për punësimin e të rinjve.

Duke folur në lidhje me politikat sociale për të rinjtë, Basha theksoi se në fokus të bashkisë është stimulimi i vetëpunësimit të të rinjve dhe krijimi i bizneseve të reja të vogla për punësimin e tyre.

“Gjatë  20 muajve kemi hedhur hapa shumë të rëndësishëm që kanë dëshmuar se prioriteti ynë është punësimi. Kemi vendosur një partneritet me dhomën e tregëtisë dhe industrisë që ka rezultuar me hapjen e 1 mijë vende të reja të punës.” ka thënë Basha.

Ndërsa e ka cilësuar projektin për kreditimin dhe mbështetjen me punësim të të rinjve si një hap të paprecedentë, kryebashkiaku  Basha u shpreh  se fondi për këtë projekt është 1 milionë euro.

Basha, duke përsëritur angazhimin e plotë të bashkisë së Tiranës me politika për punësimin e të rinjve ka deklaruar suksesi i nismës varet nga transparenca.

Problemi që kemi përpara është ai i mundësimit të kreditimit për rininë kryeqytetase sa herë që të rinjtë dhe të rejat hedhin një hap në drejtim të sipërmarrjes. Nuk do kishte problem nëse reagimi nga institucionet financiare të kryeqytetit do ishte i shpejtë dhe do të mundësonte një valë kapitalistësh të rinj që do krijonte vlerë dhe vende pune. Të gjithë e dimë që procesi nuk është i lehtë dhe i shpejtë dhe ndaj për herë të parë në historinë e pushtetit vendor dhe ne përputhje me rolin aktiv në krye të Bashkisë së Tiranës, ne hodhëm një hap të paprecedentë që një pjesë të buxhetit të Tiranës të kalojë si garanci për bankat e nivelit ë dyte në mënyrë që të operohet më me shpejtësi, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›