E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditoret para vitit 2000 ndryshon marreveshja e shlyerjes me ATK-ne



Ervin KOCI

Te gjithe debitoret e vjeter te ish-bankave shteterore do ti paguajne deri ne qindarken e fundit kredite e marra. Atyre do tu falen vetem kamatevonesat dhe gjobat per mos-shlyerjen ne kohe te ketyre kredive ne nje kohe qe u ind e drejta qe te rilidhin kontrata te reja me Agjencine e Trajtimit te Kredive. Me anen e nje udhezimi te ri percaktohen kushtet dhe procedurat e reja kur debitoret qe trajton ATK-ja mund te perfitojne lehtesite e ofruara ne likuidimin e detyrimit nepermjet trajtimit ekonomik dhe ligjor te tij sipas kushteve dhe procedurave per perfitimin ose jo te lehtesive te percaktuara ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 681 date 11.6.2009 te ndryshuar me nr. 450 date 16.6.2010. Marreveshja e re e ristrukturimit sipas ketij udhezimi lidhet ndermjet ATK-ne dhe debitorit i cili afrohet per likuidimin perfundimtar ose me keste te detyrimit. Por gjate kesaj kohe atij i merren nen ruajtje te gjitha pronat ose asetet qe ka vendosur si garanci per kredine e marre duke u vene nen administrimin e ATK-se.

Garancite
Ketij udhezimi u nenshtrohen te gjitha pasurite e luajtshme dhe/ose te paluajtshme te lena garanci ose jo nga debitoret e Agjencise se Trajtimit te Kredive te cilat kalojne ne pronesi te saj pasi nuk jane shitur ne ankandet e zhvilluara nga permbaruesi gjyqesor ne zbatim te procedurave ligjore per ekzekutimin e detyrueshem te detyrimit. Marrja ne pronesi e pasurive te lena garanci ose jo nga debitoret te sekuestruara nga permbaruesi gjyqesor behet me pelqimin e drejtorise se ATK-se si pale kreditore kundrejt vleres se ankandit te fundit te zhvilluar nga permbaruesi gjyqesor. ATK-ja eshte pergjegjese per ruajtjen dhe administrimin e sendit te marre ne pronesi. Shpenzimet per ruajtjen dhe administrimin e sendeve te marra ne pronesi i shtohen vleres se detyrimit te debitorit.

Vleresimi
ATK-ja ka te drejten e rivleresimit te prones para fillimit te procedurave te shitjes me ankand me kusht rritjen e vleres fillestare kur e gjykon te arsyeshme se kane ndryshuar pozitivisht kushtet e tregut ne zonen ku ndodhet kjo prone. ATK-ja ka te drejten e perseritjes se ankandit te dyte deri ne tri here duke ulur gradualisht cmimin e sendit deri ne vleren maksimale per sendet e paluajtshme deri ne 30 per sendet e luajtshme deri 50. Pasi arrihet vlera maksimale e uljes dhe sendi nuk shitet behet rivleresimi i tij me eksperte vleresues te licencuar dhe me pas fillojne procedurat e ankandit ne baze te cmimit te ri. Brenda 30 diteve nga data e zhvillimit te ankandit bleresi eshte i detyruar te beje pagesen ne leke te pjeses se mbetur te cmimit fitues pasi eshte zbritur vlera e garancise bankare.

Debitoret
Per debitoret e vdekur pavaresisht nga shuma e kredise u kerkohet trashegimtareve te tyre te likuidojne vetem shumen e principalit te mbetur ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij udhezimi. Periudha e pageses se shumes se mbetur te kredise nuk mund te zgjatet me shume se 3 vjet nga data e lidhjes se kontrates se re te ristrukturimit. Debitoret te cileve u kane perfunduar procedurat e shitjes se kolateralit dhe jane serish debitore te ATK-se gezojne te drejten e ristrukturimit sipas percaktimeve te kreut i te ketij udhezimi dhe do tu kerkohet likuidimi i vetem 50 per qind e detyrimit te mbetur pas ristrukturimit me perjashtim te rasteve kur keto llogari rezultojne me pozicion kreditor.

Perfitimet debitoret qe shlyejne principalin shpetojne nga interesat

Te gjithe debitoret qe likuidojne menjehere principalin e transferuar apo ate te mbetur pavaresisht nga objekti i kredise dhe shuma e principalit te transferuar apo atij te mbetur ne trajtim perfitojne faljen e te gjitha interesave kamatevonesave gjobave te transferuara nga bankat e nivelit te dyte me kapital teresisht shteteror dhe ato te llogaritura ne ATK. Procedurat dhe kushtet per perfitimin e lehtesive percaktohen ne nje marreveshje te re te ristrukturimit te kredise. Ne kete marreveshje palet kane te drejte te percaktojne kushtet per perfitimin e lehtesive sipas akteve ligjore e nenligjore ne fuqi te cilat jane te detyrueshme per tu zbatuar nga palet - thekson udhezimi. Gjithashtu udhezimi percakton procedurat dhe pergjegjesite qe ATK-ja duhet te ndjeke ne zbatim te vendimit nr. 681 date 11.6.2009 i ndryshuar me VKM nr. 450 date 16.6.2010. Sipas ketij udhezimi lehtesite qe afron ligji nr. 9731 date 10.5.2007 i ndryshuar dhe VKM-ja dale ne zbatim te tij i perfitojne te gjithe debitoret qe plotesojne kriteret kushtet dhe afatet e parashikuara ne kete udhezim.

12 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›