Inflacioni rriten gjobat per shoferet
TIRAN- Shoferet do te perballen me nje rritje te re te gjobave per shkeljet e kryera duke filluar nga dita e pare e vitit te ardhshem. Nje urdher i perbashket i ministrit te Transporteve Sokol Olldashi atij te Financave Ridvan Bode dhe ministrit te Brendshem Lulzim Basha ka bere qe gjobat te rriten mesatarisht me rreth 2.79 per qind.
Masa e rritjes nuk eshte e rastesishme por sipas urdhrit lidhet me normen mesatare te inflacionit gjate dy viteve te kaluara 2008 2009.
Nese deri me tani gjoba per mosvendosje te rripit te sigurimit e cila eshte nje nder masat ndeshkuese qe aplikohet rendom varionte nga 250 deri ne 1 000 leke tashme do te filloje nga 260 leke deri ne 1 030 leke.
Per sa i perket parkimit te gabuar e cila gjithashtu eshte nje nder masat qe aplikohet jo pak here deri me tani gjoba ka variuar nga 1 000 leke deri ne 4 000 leke ndersa nga nje janari 2011 ajo do te filloje nga 1 030 leke deri ne 4 100 leke.
Ne rastet kur kemi te bejme me parkim ne nje zone ku ka nje tabele per ndalim qendrimi gjoba e re varion nga 2 570 deri ne 10 300 leke. Ne keto raste rendom perdoret marrja e automjetit me karrotrec ku krahas gjobes duhet paguar kostoja e transportit ajo e parkingut si dhe shpenzime te tjera deri ne rimarrjen e automjetit.
Edhe ne rastet e tejkalimit te normave te lejuara te shpejtesise niveli i gjobave ka pesuar nje rritje mesatarsisht 2.79 per qind e cila pasqyrohet ne vlera te ndryshme ne varesi te nivelit te gjobes.
Sipas Kodit Rrugor tejkalimi i kufirit te lejuar te shpejtesise me jo me shume se 10 kilometra/ore ndeshkohej me 500 deri ne 2 000 leke ndersa tashme gjoba per kete shkelje do te filloje nga 510 leke deri ne 2 060 leke.
Ne rastet kur kemi nje tejkalim te kufirit te lejuar te shpejtesise me 20 kilometra/ore gjoba do te filloje nga 2 570 leke deri ne 1 0280 leke.
Ne lidhje me kete shkelje Kodi Rrugor parashikon nje mase shoqeruese ndeshkimi me pezullimin e lejes se drejtimit nga nje deri ne tre muaj. Ne rastet kur drejtuesi i automjetit ka nje patente te cilen e zoteron prej me pak se tre vjetesh pezullimi i saj behet per tre deri ne gjashte muaj.
Gjoba akoma me te renda parashikohen ne rastet e ecjes me shpejtesi ne rruget me fushepamje te kufizuar kthesa kryqezime ne afersi te shkollave kalimeve te ngushta etj. Sipas ndryshimeve te urdheruara nga ministrat Bode Olldashi dhe Basha gjobat ne keto raste do te fillojne nga 10 300 leke deri ne 41 100 leke.
Ne rastet kur kemi te bejme me drejtim te automjetit pa patente momentalisht parashikohet nje gjobe nga 25 000 leke deri ne 100 000 leke por duke filluar nga viti i ardhshem kjo mase administrative do te jete nga 25 700 leke deri ne 102 800 leke.
Ndryshimi i gjobave sipas urdhrit te ministrave
Ishte Behet
Rrip sigurimi 250-1 000 leke 260-1 030 leke
Parkim i gabuar 1 000-4 000 1 030-4 100
Ndalim qendrimi 2 500-10 000 2 570-10 300
Pa kontroll teknik 2 500-10 000 2 570-10 300