E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kremlini: Hyrja e Finlandës në NATO, shkelje ndaj sigurisë së Rusisë

“Hyrja e Finlandës në NATO ‘shkelje ndaj sigurisë së Rusisë”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov teksa e quajti lëvizjen e Helsinkit për t’u bashkuar me bllokun një “shkelje” ndaj sigurisë së Rusisë dhe tha se struktura e NATO-s ishte armiqësore ndaj Rusisë.

Peskov shtoi se Rusia do të detyrohet të marrë “kundërmasa” për të garantuar sigurinë e vendit të saj.

“Hyrja e Finlandës në NATO (e planifikuar për sot) është një tjetër përkeqësim i situatës, zgjerimi i aleancës është një cenim i sigurisë së Rusisë. E gjithë kjo situatë është thelbësisht e ndryshme nga problemi me Ukrainën – Finlanda nuk ka qenë kurrë kundër Rusisë”, tha ai.

Flamuri finlandez pritet të ngrihet në selinë e NATO-s në Bruksel, pasi fqinji perëndimor i Rusisë bëhet anëtari i 31-të i aleancës perëndimore.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe sekretari amerikan i shtetit do të bashkohen me ministrat e NATO-s për një ceremoni bashkimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›