E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA vret komandantin e lartë të Shtetit Islamik në Siri: Po planifikonte sulme në Europë

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se kanë kryer një sulm në Siri, duke vrarë një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik (IS), për të cilin besohet se ishte përgjegjës për disa sulme të planifikuara për t’u kryer në Europë.

Khalid Aydd Ahmed al-Jaburi u vra të martën, sipas një deklarate nga Komanda Qendrore e SHBA, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Siria.

Shtetet e Bashkuara thanë se al-Jaburi zhvilloi strukturën udhëheqëse të IS dhe se vdekja e tij do të “prishte përkohësisht aftësinë e organizatës për të komplotuar sulme të jashtme”.

Sipas SHBA, Shteti SIlamik “vazhdon të përfaqësojë një kërcënim” për Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës, por megjithatë nuk u dhanë detaje të mëtejshme se cilat sulme besohet të ketë organizuar në Europë./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›