Kremlini Presidenti rus ka axhende me te rendesishme se Snowden

Presidenti rus, Vladimir Putin ka çështje më të rëndësishme për të trajtuar sesa fatin e të arratisurit amerikan, Edward Snowden, deklaroi te shtunen zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov.
"E keni parë axhendën presidenciale? Ka çështje më të rëndësishme sesa ajo e Snowdenit siç janë zhvillimet e fundit në rajonin Sahalin dhe atë të Çitas", deklaroi Peskov.
Ndërkohë që marrëdhëniet me SHBA-në janë tashmë të tendosura për shkak të strehimit të ish-konsulentit të shërbimeve sekrete, Edward Snowden, e përditshmja amerikane "New York Times" citoi se vizita e presidentit, Barak Obama në Moskë, e planifikuar në datat 3 dhe 4 shtator, gjatë samitit të G20, mund të rishikohet.
Presidenti Putin qetësoi dje gjendjen e krijuar nga çështja e Edward Snowdenit duke siguruar se prioriteti u takonte marrëdhënieve të mira me SHBA-në, ndërkohë që ish-konsulenti kërkoi azil të përkohshëm në Rusi.
I pyetur mbi mundësinë e marrjes së nënshtetësisë ruse nga Snowdeni, Peskov u përgjigj se një kërkesë e tillë nga çdo person do të analizohet.
Edward Snowden, i bllokuar prej tre javësh në aeroportin e Moskës, kërkoi zyrtarisht të martën azilin e përkohshëm në Rusi.