Mbarojne qetesisht protestat ne Egjipt
Dhjetra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në demonstrata ne te gjithe Egjiptin, ku disa kërkonin kthimin në pushtet të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi, ndërsa të tjerët përkrahnin largimin e tij.
Në Kajro ndërkaq, mijëra veta ishin mbledhur në sheshet kryesore të qytetit dhe jashtë xhamive, pas faljes së xhumasë.
Ushtria e Egjiptit paralajmëroi se nuk do të tolerojë dhunën, ndërsa helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë u panë gjatë ditës duke fluturuar ulët në Kajro dhe qytete tjera, menjëherë pas faljes së xhumasë.
Mbështetësit e Morsit, që ishin mbledhur në Nasr City-një paralagje e Kajros-brohorisnin se do të rrëzojnë shefin e ushtrisë Abdel Fattah al-Sissi, i cili kishte lajmëruar personalisht më 3 korrik se Morsi nuk është më president i shtetit.
Protestues anti-Morsi, ndërkaq ishin mbledhur në sheshin Tahrir.Por pavaresisht masave të protestuesve nuk u shënuan incidente dhe procesi u përmbyll qetëesisht ndryshe nga javët e kaluara në Egjipt.